Greek Poet ILIAS FOUKIS

Greek Poet      ILIAS   FOUKIS
Poetry is the voice of the Gods

Wednesday, January 25, 2012

PASARDHESIT Poem by ELIAS FOUKIS

                                             
                                             

           PASARDHESIT


                                Në kujtim  të Abelit dhe të Kainit.




          Lum si ti Abel..lum si ti.       
        Jeta si një Virgjëreshë  t'u dorzua pa kushte
        dhe pa pike turpi sollët në këtë botë
        fëmijën arrogant  që quhet Lumturi...    
        Mjerë ti Kain..mjerë ti.       
        Me dënim të Fuqive Supreme erdhe në botë,
        në këtë të keqe të madhe që te gjeti,
        dhe fatkeqësia të ndjek si një qen besnik.


          
         Lum si ti Abel..lum si ti.        
         Gjëmon rruzulli tokësor nga dëfrimet e tua
         dhe nga tejngopja prej delireve te Parajsës
         përndizen  instiktet e tua shtazarake.       
         Mjerë ti Kain..mjerë ti.       
         Një Bibël mund të shkruhej me mundimet e tua 
         por Zoti i largët nuk ta dha miratimin
         sepse dhimbjet e tua iu dukën qesharake.




          Lum si ti Abel..lum si ti.
          Ke guximin të bësh ëndrra kriminale
          si '' Kafe në Akropol...shtëpi pushimi në Hënë..
          dhe lidhje erotike me Shën Mërinë.''
          Mjerë ti Kain ..mjerë ti. 
          Kishe ca endrra të buta si dele të Perëndisë
          që u bën kurban përpara Satanait 
          dhuratë për Lavdinë e Historisë së tij.




           Lum si ti Abel..lum si ti.
           Gjithë Artin e madh vure në zemër
           Serenatat delikate , Venerat lakuriqe 
           dhe skenat sublime të Tragjedive.
           Mjerë ti Kain..mjerë ti.
           Hera-herës kur dremit Dhespotia e Fatit
           kënaq  dhe ti ndjenjat e tua të varfra
           me muzikën e artistëve mediokër të rrugëve.




           Lum si ti Abel..lum si ti.
           Çdo ditë shenjtëron kënaqësitë e tua solemne
           dhe kërcasin gostitë luksoze
           me meze  nga thellësitë e Oqeaneve.
           Mjerë ti Kain..mjerë ti.
           Urinë  gënjen me barishte të Nënës Tokë
           dhe  me atë lumturinë tënde tragjike
           falënderon për përkujdesjen e Perëndive.




           Lum si ti Abel..lum si ti.
           Me trashëgimitë e tua Patriarkale mburresh 
           fshehur bodrumeve të botës së poshtme
           dhe të vulosura me bojën e kuqe të krimit.
           Mjere ti Kain ..mjere ti.
           Neper sheshe u derdh gjaku i rinise tende
           dicka te merrje nga kjo bote-dhe tu dhane
           vetem kujtimet tragjike te Njerezimit.




            Lum si ti Abel..lum si ti.
            Indiferent dhe i shkujdesur lartësive të Mëkatit
            dashurinë tënde lypin duke u gjunjezuar
            lakej dhe sahanlëpirës si qyqar te Nates..
            Mjerë ti Kain..mjerë ti.
            Si qen i rraskapitur bredh rrugëve dhe Iluzioneve 
            të xixëllojnë sytë për pak dashuri , por askush
            nuk do të hyjë në zemrën tënde të zbrazët.




            Lum si ti Abel..lum si ti.
            Me sentenca të Sokratit shtyn mbasditen
            para se të fillosh orgjitë në shoqërinë e Satanait
            nëpër Sallone Mistike të mbytura me dritë.
            Mjerë ti Kain..mjerë ti.
            I zhytur në dënimin tënd të përjetshëm
            errësirës kërkon ide për shpëtimin e Botës
            dhe rakia e thartë të gërryen mushkritë.




            Lum si ti Abel..lum si ti.
            Shtrirë gjerë e gjatë verandave të bollshme
            në krahët e Bukurisë dhe të flladeve të Perëndimit
            shkruan Eposin e magjishëm të pasioneve.
            Mjerë ti Kain..mjerë ti.
            Skutave të qelbura të qyteteve të mëdha
            prej Kokainës dergjesh i shtrirë përtokë
            mbi hirin e zjarreve të shuara të Revolucioneve.


            2


             Lum si ti Kain..lum si ti.
             Faqebardhë mund të dalësh përpara Botës
             sepse me gjithë Demonët kundër teje 
             si pasardhës i  Prometeut  munde të qëndrosh.
             Mjerë ti Abel..mjerë ti.
             E di mirë ti..të presin gjyqe të pafundme
             prandaj shpik anije të reja Kozmike
             sepse në Planete të tjera duhet të fshihesh.




             Lum si ti Kain .. lum si ti.
             Në dëshpërimin tragjik që të sollën Perënditë
             i sigurt në drejtësinë e përjetshme
             pret fundin dinjitoz të Shenjtërimit.
             Mjerë ti Abel..mjerë ti.
             Mos harrosh Satanain në Testamentin tënd
             që të ka hapur një varr të artë
             kurorë mbi të - Revolta  e Njerëzimit.
                            
              Përkthyer nga greqishtja prej vetë Autorit
      
        

5 comments:

  1. Te falenderoj poet. Poezi shume e bukur. Shume e ndjere. Zemra e madhe e poetit ndjen dhembje ne te gjitha gjuhet njesoj.Desheroj qe shqiptaret ti lexojne poezite e tua sepse arti i vertete nuk njeh kufinj. Ai eshte Universal dhe i pakufishem! Prek cdo zemer njerezore pavaresisht kombesise e besimit!

    Kolec Traboini

    ReplyDelete
  2. Athina Mihallari ---
    ‎....faleminderit Ilia, per kete rrugetim rrenqethes ku endemi padashur ne shpirtra te drobitur....te lodhur nga endrrat dhe perseri ne fluturime...!!!!

    ReplyDelete
  3. Mihallaq Qilleri --- Urime për mënyrën origjinalo-klasike me të cilën shkruan, zoti Fuqis!

    ReplyDelete
  4. Super site à lire et découvrir, pourtant j'ai un problème d'affichage
    sur mon téléphone. Tu devrais examiner cela.


    Feel free to visit my webpage :: credit personnel sans ()

    ReplyDelete
  5. Iskra Thoma
    20/7/2015 01:19 μ.μ.
    ISKRA THOMA --- Kritike Letrare ---

    Sot ne festen e emrit te poetit Ilias Foukis rilexova poemen e tij titulluar "Pasardhesit". Ilias eshte nje njohes i shkelqyer i Bibles e Historise se vjeter sidomos asaj greke. Edhe ne krijimet e tjera qe kam lexuar, per te cilat eshte vleresuar me cmime nderkombetare, ndihet kultura e gjere, talenti i poetit, qe gershetohen, duke na dhene krijime me nje nivel te larte cilesor. Edhe ne kete poeme dy personazhet e njohur te Bibles se vjeter, Abelin e Kainin, i perdor me mjeshteri per te na percjelle idete, problematiken e kohes. Edhe pse perdor figura e tone madheshtore eshte teper komunikues. Ne kete dite feste per ty Ilias te uroj suksese te perhershme dhe pena jote e arte te na dhuroje vepra te tjera!

    ReplyDelete