Greek Poet ILIAS FOUKIS

Greek Poet      ILIAS   FOUKIS
Poetry is the voice of the Gods

Friday, January 27, 2012

I VARFRI NE GJYQ Poem by ILIAS FOUKIS

   






             I   VARFRI  NE  GJYQ




         Observatoret parashikojne
         se te pakten nje here ne gjithe jeten time
         une do te kem te Drejte.


         C'fytyre do te klete e Drejta ime..?
         Sa vjec do te jete..?
         Xhepat plot apo bosh do ti kete..?


         Ka te ngjare qe fjalet per mbrojtjen time
         te merren borxh nga gjuhet e humbura,
         sepse sot per sot ,
         nuk ekziston asnje fjalor i kuptueshem
         per te me mbrojtur mua.


         Sic e shikoni pra,
         e Drejta ime do te jete mjaft e Vjeter.


         Anthropologet qe do ta takojne
         ne rrugen per lartesimin e tyre shkencor
         do te tmerrohen prej saj.


         Mund ti dallojne vetem Kafken..
         mbushur me mbishkrime te jetes se humbur
         ku shkruhet haptas dhe pa iluzione
         se bashke me Njerzit deshtoi edhe Dielli
         te ndriste me ate drite qe nuk ua fali te gjalleve
         ate Kaos te hershem shfaqjesh madheshtore
         qe kushedi c'mencuri perendish Helene
         mund te blatonte ne trurin e botes.


         Te tjerat..sic do te ishin
         Kafazi kraheror, kycet, vertebrat,
         qysh atehere qe morren Mandaten e zeze
         se Zoti i Drejtesise 
         nuk i kishte bekuar kurre
         te deshperuara per kete kotesi tragjike  gjerash
         iu blatuan trupit te Ferrit neper humnera.


         Sa per Vegimet..Endrrat.. Ndjenjat..
         dhe virtyte te tjera Helenike
         ka mundesi qe ,
         me nje percartje te deshperuar fillikatesh ..
         te jene midis nesh..


         Por gjykatesit nuk pyesin shume 
         per te vertetat e Shpirtit
         dhe virtytet Helenike..


         Ata duan deshmi materiale..
                                         konkrete..
                                              te prekshme..
         ndersa une edhe kete here 
         dukem shume i varfer..
         megjithese e Drejta ime eshte
         sic do ta quanin avokatet..
         ... E perjetshme.




                  Perkthyer nga greqishtja prej vete Autorit.                      




       

5 comments:

  1. I dashur Ilias,
    e lexova poezine tende "I varferi ne gjyq" per te cilen te pergezoj. Nga cfare kam lexuar ne shqip, greqisht apo anglisht nga poezite e tua, ve re nje gje, qe ti ke krijuar nje profil te vecante dhe punon me nje objektiv te madh e ide universale. Duke qene se e njoh poezine tende qe ne vitin 1995, kur botoje ne"Egnatia" ku une isha kryeredaktor, gazete qe dilte ne Athine, mendoj se ne poezine tende ndikojne dy faktore, se shkruan ne Greqi ku legjenda e realiteti mpleksen ne menyre te cuditeshme, ku lartojne Akropoli e monumentet e lashtesise qe te kujtojne madheshtine e epokes me te ndritur te saj, por dhe mbare njerezimit, e perskaj shkon nje realitet jo shume sublim. Mua me pelqen poezia jote dhe kendveshtrimi i saj, anipse vete punoj ne nje plan tjeter.Une perpiqem ti thjeshtesoj idete deri ne mosdukje. Por arti per te eshte i bukur sepse te jep mundesine e nje larmie te pafundme. Poezia jote eshte edhe nje satire e gjalle e te vertetes se dhembshme qe i varferi nuk mund te gjej te drejten ani pse prej Ligjit dhe Zotit e ka, por vetem pontecialisht. ne artin tend ndjehet mrekullisht edhe fryma e Sokratit, e verteta pertej dhimbjes. Urime Ilias.Me vjen shume mire per cdo gje te bukur qe lexoj prej teje. Suksese vella!

    Kolec Traboini
    Boston-Tirane

    ReplyDelete
  2. aumu0yuwn

    Also visit my web site :: Easy loans

    ReplyDelete
  3. v7avrgws8

    Feel free to visit my web page ... electric toothbrush review

    ReplyDelete