The Greek poet ILIAS FOUKIS , was born on 20 August 1969 in Epirus in northwestern Greece. Began to write poetry since 1988 when he was student in the Lyceum. Published volume of poetry THE TESTAMENT OF A LESSER GOD , which has been translated into ten languages including English, French, Italian, Spanish, Portuguese, etc.. Has won literary awards - OSCAR DE DOS OURO VENCEDORES, Brazil 2012 - MASSIMO D'AZEGLIO, Italy, 2012, 2013 - CITA DEL GALATEO, Italy in 2013. MASSIMO D;AZEGLIO 2016. His poem titled YOUNG GREEK SOLITARY was included in Poetry Anthology - U.S. Library of Congress. Works and lives in Athens.
DON KISHOTI
Meqë ashtu mu shkrep
do të desha të luaj një film.
Unë do të marr rolin e Botës
dhe Botës do ti jap të luaj rolin tim.
Po derisa Bota të mësoj
të luaj rolin e Don Kishotit
mua më mbetet në dispozicion mjaft kohë....
Gati një histori e dytë njerëzore
gjatë së cilës
zelli im për Lavdinë do ta kapërcej
seriozitetin e zgjerimit të perandorive.
Të gjitha këto pa kuajt..
dhe rrjedhimisht pa qederin
se pjesën më Tribune të Lavdisë
kjo botë ziliqare
mund tua japë kuajve.
Ajo tashmë i ka marrë ata
për të luajtur së bashku rolin e Don Kishotit
dhe i shoh mes maleve të mbyllura të Mançës
tek rreh kuajt e gjorë..
të cilët duke patsur një përvojë
për mbartjen e Don Kishotit mbi shpinë
ishin një shkak i mirë
që të shpresonin naivët e Mesjetës
se më në fund gjetën logjikën dhe teknikat e Lashta
të shkuarjes për në Trojë.
Dhe rrjedhimisht...
unë nuk mund të ulem kaq poshtë
sa të luaj rolin e botës.
Vetëm nxitohem nga mundësia që më jep
qëndrimi larg përgatitjes së stuhive të Kohës
për të qenë një Don Kishot i vërtetë
që akuzon rëndë Monarkinë e Spanjës
për marrveshjen e saj të fshehtë me Botën
mbas zbulimit të planeve të mia
për krijimin e një Historie të Dytë njerëzore.
Por ai..si gjithë të tjerët
ishte thjesht një Vegim
që mund ta kishin dhe Spanja me Botën..
Por vetëm me një kusht..
Në qoftë se mbi shprtin e tyre do të rëndonte verbi
- Kthimet e dëshpëruara në Mançë.
Por ata nuk janë kthyer kurrë..
sepse nuk i priste askush.
Dhe më tragjikja..
Prej Spanjës dhe Botës askush nuk priste
se mund të shkonin diku.
Dhe kaq e hidhur më duket kjo
saqë logjika ime e zënë me gjithfarë punësh
do të merret tani
me ngjashmërinë banale të Epokave...
meqë më akuzuan se
në qoftë se ka një paqartësi
në thelbin filozofik të Historisë
kjo ka ndodhur sepse unë
paskam vjedhur origjinalitetin e Kohrave.
Merreni vesh mirë pra,
se pikërisht e kundërta ka ndodhur.
Vetë Epokat të ndezura si qirinj..
përfund fatit të zymtë Perandorak
në kohën kur u dilte shpirti dalngadalë
luteshin ti mbante në jetë një fllad.
Ashtu siç duhej të ndodhte,
flladet e kishin braktisur këtë Botë
por edhe unë që isha diçka më shumë se Botë..
kurrë nuk mësova të jem fllad..
Vetë u gjenda përballë tyre si stuhi..
kërcënuese per Idhujt e ndjenjave të tyre
arrogante
që me elegancën cinike të Abelit
largoheshin nga tokat e mjera të botës
pikërisht kur Njerëzimi po mbyllej
brenda Tablove dogmatike të Shënjtorve.
Kurrë nuk jam përballur
me ato portrete të çuditshme...
por edhe sikur të përballesha
kam përshtypjen e dëshpëruar se
duke nxjerrë Kryqin përballë sulmit
të gjoja Satanait Don Kishot,
për të mos skandalizuar nderin e Botës
do të më detyronin të tërhiqesha..
Çka do të ishte për botën naive
edhe fundi i tragjedisë.
Ndërsa unë..
ndonëse jam i sigurt se nuk më dëgjon askush
do të thosha se është fillimi i Tragjedisë.
Mbas kësaj vjen popullimi i Dialektikës Hyjnore...
që do të korruptojë ndjeshmërinë e botës..
për njerzit që do të vazhdojnë të jenë të vdekshëm..
(dhe megjithë se Mança qeveris punët e Hadesit)
dhe për këtë shpirt..
të paringjallshëm.
Por kjo tragjedi e pamëshirshme
nuk do ta trondisë këtë botë naive
që do ti ngrejë në altare shenjtorët.
Madje pa frikë mund të them
se megjithëse marrëzia donkishoteske
mbetet i vetmi manifest i shpërthimeve njerëzore,
jetojmë megjithëatë në Epokën e Shënjtorve.
Dhe tani i zhytur në këtë muzg mesdhetar
ku fryn nga çdo anë..
çka më siguron se kam rënë në pleqërinë e thellë
duke menduar shkrimin e Kujtimeve
më vjen për të qarë
që padashur edhe vetë..
do ti dorëzohem Mëshirës Kristiane
dhe nuk do të mund të jem dorëlëshuar
në përdorimin e Ironisë dhe Sarkazmës
për të lënë të kuptohet
se Vepra ime do të përbaltet
sidomos kur do të vlerësohet
nga injoranca e Spanjës dhe e Botës.