LARTËSIA
Në akullnajat e ftohta të Antarktidës
e vetmja që më mungonte,
ishte ngrohtësia,
e cila gjendej me shumicë
vetëm në shkretëtirën e Saharës.
Në nxehtësinë
dhe në thatësirën e Saharës
i vetmi që më mungonte ishte gjelbërimi ,
i cili gjendej me shumicë
vetëm në pyjet e dendur të Amazonës.
I zhytur në Oazin e Amazonës
e vetmja gjë që më mungonte
ishte Lartësia,
e cila gjendej me shumicë
vetëm në Malet e Himalajeve.
Tani që arrita në majën e Himalajeve
e shoh se prej këtej
nuk mund të ëndërosh asgjë tjetër.
Në këtë Lartësi qetësia dhe siguria
janë kaq të paprekshme
saqë unë mund të vdes në vetmi.
Prandaj, po qe se dua të jetoj
e vetmja zgjidhje
është zbritja.
Përktheu nga greqishtja
SPIRO FUCHI