The Greek poet ILIAS FOUKIS , was born on 16 August 1969 in Epirus ,in northwestern Greece. Published volume of poetry THE TESTAMENT OF A LESSER GOD , which has been translated into ten languages. Has won literary awards - OSCAR DE DOS OURO VENCEDORES, Brazil 2012 - MASSIMO D'AZEGLIO, Italy, 2012, 2013 ,2016 - CITA DEL GALATEO, Italy in 2013. His poem titled YOUNG GREEK SOLITARY was included in Poetry Anthology - U.S. Library of Congress. Works and lives in Athens.
Σελίδες
- ΗΛΙΑΣ ΦΟΥΚΗΣ Δεκαπέντε ποιήματα
- DEN ORPHAN LJUS === Dikter på svenska av ILIAS FOUKIS ----
- ILIAS FUKIS Sept poemes en Francais . Traduit par Michael Volkovitch
- ELIAS FUKIS Seis poemas en español Traduccion RAFAEL HERRERA
- ILIAS FOUKIS Eight poems in Norwegian . Translated by LIV GARRAS NILSEN
- ELIAS FOUKIS Nine poems in czech. Translated by VERA KLONTZA-JAKLOVA
- WARNING TO APOLLO Poems by ILIAS FOUKIS Translations by PHILIP RAMP
- ΗΛΙΑΣ ΦΟΥΚΗΣ ΠΙΣΤΕΥΩ ΜΟΝΟ ΣΤΗΝ ΛΟΓΟΤΕΧΝΙΑ. Συνέντευξη με την δημοσιογράφο VERA JAKLOVA
- ELIAS FUKIS Dez poemas em Português. Traduzido por Maria Jovita Caires e Amadeu Baptista.
- ILIAS FOUKIS - BABEL - Anthologies of poetry in ten languages.
- Åtta dikter på svenska av ILIAS FOUKIS
Tuesday, January 31, 2012
NEN VULLNETIN E PERENDIVE Poem by ILIAS FOUKIS
NEN VULLNETIN E PERENDIVE
- Nje i ri Grek i vetmuar -
---------------------------------------
Po te doje Vullneti i Perendise se Tokes
une sot,
pa qene e nevojshme ti bej eliozhe Zeusit,
do te ec gjithe diten mbi Toke..
dhe me e rendesishmja...
sapo te ndergjegjesohem
per distancen e larget qe kam nga vdekja
lavdi Apollonit...
nuk do te me shqetesoje Demoni i Autokatastrofes.
Po nuk deshi Vullneti i Perendise se Qiellit
endrrave te mia,
qe zotrojne thelbin e Ekzistences..
si Sizifin tmerri i punes se padobishme,
nuk do tu jepet asnje meter hapesire...
dhe e dini ku do te perfundojne
endrrat per nje Greqi te Bukur,
dhe per shpetimin e Njerezimit..?
Ngulshem dhe dalngadale
do ti haje ndryshku
dhe pluhuri i harrimit.
Po te doje Vullneti i Perendise se Detit..
Fantazmat e mia , qe jane te armatosura
me meshire dhe me vrasje ndergjegjieje
do tu jepet nje det i bute dhe i qete
per te lare mekatet e gjalla te Trojes,
qe jane bere Olimpi me i rrezikshem
me pretendimin e tyre cinik
per te qene Greqia e perjetshme perpara botes.
Po nuk deshi Vullneti i Perendise se Zjarreve
mua qe me mire se gjithkush
e njoh lidhjen fatale te Greqise me zjarret
do te me humbas dhe rasti i fundit
te tregoj meshire,
dhe Qytetet do te vazhdojne
te digjen qetesisht.
Madje po nuk desh
Vullneti i Perendise se Dashurise
per shkak te shperfytyrimit te tmerrshem
qe kane pesuar ndjenjat njerezore
mua nuk do te me doje askush...
Kjo Perendia e Dashurise
eshte reklamuar shume prej Olimpit..
Dicka me teper se Idhujt e zakonshem
dhe ndryshe nga ata..
rrembyes i te gjitha pasioneve
dhe me shume mundesi perjetesie.
Te gjithe shtegetaret do ti rrefejne
se kudo qe shkuan
nuk pane ndonje dashuri fantastike..
Shume pak njerez duheshin ne Bote...
Dhe ata...duheshin
aq sa i lejonte mendimi
se ne Qiellin e madh nuk mund te hipesh kurre..
sepse atje..
vertete ka patur nje Histori njerezore
por sic e jetuan vetem Perendite..
Dhe per te mbetur tek jeta
qe vazhdon pak a shume sa nje Epoke..
ne.. Apolloni yne i dashur
nuk kemi asnje dileme..
asnje Mister..
sepse nuk shfaqem asnje interes
per te qene Hyjni..
Problemi ka qene shume i thjeshte...
Ne ishim te padeshirueshem ne kete Bote.
Krejtesisht te percartur dhe pa asnje drejtim
kemi qarkulluar neper bote
pa na dhene rendesi askush.
Ndoshta duhet te organizohemi
ne..Anonimet e medhenj..
per ti dhene fund kesaj komedie
me heronj te genjeshtert
nga ata qe me mediokritetin e tyre
dine te sajojne vetem Perendite.
Si te mos mjaftonte Troja
per te torturuar Greqine..
edhe Olimpi nga ana e tij beri nje krim..
Budallallepsi trurin e botes
duke blatuar ne mendjet e njerzve
pasionin mizor te te qenit Perendi.
Si ato Perendi
qe kontrrollojne gjithcka nga lartesite
dhe ne qe deshira dhe Fati
na deshen te ishim poshte..
megjithese e brodhem boten
mbare dhe mbrapsht...
do na injorohen te gjitha Mendimet..
Nuk do te na degjohet asnje Deshmi..
Prandaj dhe kam frike
se ne qe ecim vetem ne Toke..
ndonese te lire...
do te mbetemi fare pa Histori....
Perkthyer nga greqishtja prej vete Autorit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Poezite e Ilias Foukis perjetohen emocionalisht e te fusin ne mendime te thella, per jeten, per kohen dhe hullite e shoqerisa e njerezore.
ReplyDeleteKolec Traboini
Nesti Bello --- I dashur Ilia je vertet i madh ,te uroj sukses ne rrugtimet e tua filozofike sepse njeriu besoj se ka gjithmon nevoje te futet ne rruge te tilla ndonjehere.
ReplyDeleteKoco Sterji --- I dashur Ilia!Me kenaqe shpirtin me kete poezi moderne.Pergezime dhe urime!Koco Sterjo
ReplyDeleteNdoshta duhet te organizohemi
ReplyDeletene..Anonimet e medhenj..
per ti dhene fund kesaj komedie
me heronj te genjeshtert
nga ata qe me mediokritetin e tyre
dine te sajojne vetem Perendite.
shume bukur..:)))
Ju falemnderit i dashur Anonymous dhe ju përshëndes nga Athina.
Delete